Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit rreth orës 14 30 të mërkurën. Pjerin Xhuvani, një eksponent i ps në këtë qytet, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në afrërsi të zyrave elektorale të partisë demokratike. Të plagosur nga plumbat e shkrepur kanë mbetur edhe tre persona, mes tyre efektivja e policisë Xhensila Sota e cila është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes. Autori i krimit është Arbër Papleka, i cili është vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes së rëndë nga policia. Mësohet se Papleka ishte një prej shoqëruesve të drejtuesit politik të PD për qarkun Elbasanit, Gazment Bardhi. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes dhe burimeve nga policia mësohet se ngjarja ka ndodhur pak kohë pasi në afërsi të zyrave elektorale të pd, pasi sipas burimeve të kësaj partive aty është parë një furgon që lëvizte dhe që synonte blerjen e votave. Ky dyshohet se është edhe shkaku kryesor i krimit të rëndë që ndodh vetëm 4 ditë para zgjedhjeve. Fotoja e autorit të vrasjes ndodhur në një prej lagjeve më të populluara të elbasanit, është derguar nga qytetarët në redaksinë e top channel. Prej kohësh Elbasani ishte cilëuar si një vatër e nxehtë në këto zgjedhje. Për këtë shkak diplomatët e huaj kanë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit politike gjatë dhe para fushatës zgjedhore. Incidentet mes mbështetsve të kampeve poltike nisën ditën e verës, ku një prej personave të përfshirë ka qenë edhe pjerin xhuvani që mbeti sot viktime. Një tjetër incident u shënua më pas kur kandidati i PD luciano Boçi pati përplasje fizike me biznesmenin Gjergj Luca.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PjerinXhuvani#TopChannel
Ещё видео!