45 kg kokainë e pastër u sekuestrua nga policia greke gjatë një aksioni të zhvilluar në Athinë. Droga u zbulua në një banesë në zonën e koropit ndërsa në pranga përfundoi 45-vjeçari shqiptar Vaska Leka.
Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë oprative nga ana e agjentëve të antidrogës. Gjatë kontrolleve në banesë autoritetet gjetën dhe një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë.
Nga hetimet paraprake, 45-vjeçari shqiptar dyshohet se e shiste drogën në zona të ndryshme të kryeqytetit grek. Ai mendohet se mund të jetë I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e amerikës latine. Kjo pasi në pakot e kokainës të mbështjella me natriban ishin logot e NBA dhe Lebronjames. Imazhe këto që gjatë viteve të fundit janë zbukuar dhe në shumë ngarkesa të tjera të kapura nga autoritetet. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Pamje :AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Athine#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/x3QGHK8nNPY/maxresdefault.jpg)