Një automjet tip “BMW X5” pronë e drejtorit të Arsimit në Durrës është djegur plotësisht gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në rrugen paralele me portin e Durrësit.
Nga hetimet e para në vendngjarje policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme. Në momentin që automjeti është përfshirë nga flakët ndodhej i parkuar në anë të rrugës, duke shmangur incidentet në njerëz.
Vetë pronari Ardian Gurra ka thënë se nuk ka dyshime se cilët mund të jenë autorët dhe për çfarë arsye i kanë vënë flakën makinës së tij./abcnew.al
![](https://i.ytimg.com/vi/x5aTfWJ-oes/maxresdefault.jpg)