#fjalaweb #fjala.al
Për t’u futur në botën e tij të gjerë, universale e me aq shumë detaje jetësore, m’u desh të gjeja një derë të vogël. Dhe fillimisht mendova se ndoshta nuk ishte kjo zgjedhja e duhur, por ja që ashtu ndodhi. Më ra në dorë një roman, apo një libërth mund të them, të cilin e mora lehtësisht për ta lexuar, por për ta dorëzuar vetëm 18 orë në vonë në dorën e të zotit, që pa dyshim e kishte me shumë merak. Dhe meqenëse nuk doja t’i sakrifikoja pasditet e mia rinore të kapardisjes e gjezdisjeve nëpër bulevardin e madh të Tiranës, apo në kafenenë e sipërme të Pallatit të Kulturës, mendoja se do të ishte më e lehtë të shtrohesha për lexim pas orës 22.30 të natës, kur përfundonte transmetimi i lajmeve të fundit nga TVSH dhe kur gjithçka binte në qetësi si me magji...
Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme
![](https://i.ytimg.com/vi/x86RladUCUo/maxresdefault.jpg)