Valter Serra me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, është efektivi i radhës që kërcënohet me një sasi tritoli në banesën e tij.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, një shpërthim me tritol tronditi fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina, në Shkodër. Banesa e oficerit Serra u kërcëua nga një lëndë plasëse, nga persona që ende nuk janë identifikaur nga policia.
Nuk dihen ende arsyjet e kësaj ngjarje, por dyshimet paraprake lidhen me profesionin e punonjësit të policisë. Fatmirëisht raportohet vetëm për dëme materiale, ku dëmtime ka pësuar automjeti tip “Volksëagen” i Serrës, si dhe disa pjesë të banesës.
Policia e Shkodrës bën me dije se grupi i hetimit ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Nën sekuestro janë vendosur disa kamera sigurie, ndërsa në pyetje do të merret edhe Valter Serra për të kuptuar nëse ai ka patur apo jo konflikte me ndonjë person kohët e fundit.
Kjo nuk është hera e parë që një polic kërcënohet për shkak të detyrës. Dy vite më parë, katër persona qëlluan me armë zjarri drejt Albert Pjetrit, efektivit të forcave Shqiponja.
Ngjarja ndodhi në lokalin e tij, në afërsi të rrethrrotullit në lagjen ‘5 heronjtë e Vigut’ në Shkodër, ku drejt lokalit të efektivit u derdhën 33 plumba. Fatmirëisht nga sulmi me armë, nuk pati persona të lënduar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tritol#Shkodër
![](https://i.ytimg.com/vi/x9h3fhkps0A/maxresdefault.jpg)