Vendimi i Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës pas përjashtimit të Rusisë ka alarmuar Beogradin.
Mediat serbe paralajmërojnë se Serbia do të aktivizojë fushtën diplomatike për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës nga disa shtete nëse Prishtina zyrtare aplikon për anëtarësim.
Sipas gazetës serbe “Novosti”, Serbia ka premtime të forta nga 14 shtete që janë gati të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas mediave, deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konferencën me kancelarin Olaf Scholz se Kosova synon aplikimin në Këshillin e Evropës është shkelje e Marëveshjes së Uashingtonit, e që lë të hapur mundësinë që Serbia të tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar.
Pas takimit në Berlin, edhe presidenti Aleksandër Vuçic ka theksuar se nëse nuk respektohet Marrëveshja e Uashingtonit, Serbia do të kundërpërgjigjet.
Sipas zyrtarëve serbë, Beogradi megjithatë nuk do ta bëjë lëvizjen e parë “pasi do të cilësojhej si provokator.
Sipas mediave serbe, njoftimi i kryeministrit Kurti për aplikim në Këshillin e Evropës vjen pas një lëvizje të sinkronizuar me perëndimin dhe kancelari Scholz është i mirë informuar për këtë vendim.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Paralajmerimi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/xAPsINqGa_o/maxresdefault.jpg)