Policia siç duket nuk ka humbur kohë pas shpalljes së drejtuesit të ri. Menjëherë ditën e sotme ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Lezhë me urdhër të SPAK. Mësohet se nga operacioni janë shoqëruar 7 persona.
Ndërkohë mësohet se emrat e personave të arrestuar të cilët janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj.
Personat e arrestuar akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.
![](https://i.ytimg.com/vi/xBfedVbj1aI/maxresdefault.jpg)