Është vënë në pranga nga Policia e Shtetit Xhelal Rraja, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ në mungesë për akuzat “grup të struktuar kriminal dhe sigurim të kushteve për vrasjen” e ish-deputetit Arben Ndoka.
Por si ishte plani i vrasjes së ish-deputetit?
Në dosjen e SPAK, Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, del si organizator i vrasjes së Arben Ndokës. Sipas SPAK, Ndoka ishte planifikaur të vritej në janar 202 në ‘rrugën e Elbasanit’ gjatë ngushëllimit të vdekjes së një gjyqtari nga Lezha, por plani dështoi pasi ish-deputeti socialist nuk shkoi për ngushëllim në banësen e gjyqtarit të ndjerë. Sipas dosjes, Xhelal Rraja ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e Ndokës, së bashku me bashkëpunimin e Marklen Hakës.
Sakaq, Ndoka kishte tentuar disa herë me ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka, plan i cili nuk u arrit, pasi Bami lëvizte makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në çdo lëvizje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Rraja
Ещё видео!