Presidenti serb dhe kreu i SNS-së, Aleksandër Vuçiç u tha bashkëpunëtorëve se ai është gati të tërhiqet dhe të japë dorëheqjen.
Ai pati një takim mbrëmjen së dielës me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e SNS në Beograd, shkruan media serbe Pink.
Vuçiç e informoi kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj u largua nga selia.
Disa zyrtarë u përpoqën të tregohen të zgjuar dhe të thonë se nuk duhen pranuar as rastësisht negociatat e mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në.
Sipas burimeve, Vuçiç i ka dëgjuar të gjitha këto me durim dhe më pas ka thënë se do të largohet nëse dikush mendon se mund të bëjë më mirë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e partisë i ka njoftuar se do të largohet nga posti i presidentit, njoftoi Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS -së, Darko Glishiç, raportojnë mediat serbe.
Raportohet se gjatë takimi të anëtarëve të partisë së Vuçiç ka pasur mosmarrëveshje dhe thirrje për të refuzuar negociatat me SHBA-në dhe BE-në, të cilët të premten zhvilluan bisedime lidhur me planin franko-gjerman për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Beogradit.
Sipas raportimeve, presidenti Vuçiç iu përgjigj këtyre mosmarrëveshjeve dhe tha se nëse dikush mendon se mund ta udhëheqë vendin më mirë se ai, ai është i gatshëm t’ua lërë atyre dhe pastaj të largohet nga takimi.
“Nëse ai jep dorëheqjen dhe qëndron pas saj, mendoj se është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Serbisë”, ka thënë Glishiç.
Ditën e sotme, në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e qeverisë serbe, ndërsa me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiç, në mbledhje do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili do të informojë kryeministren Ana Bërnabiç dhe ministrat për bisedimet për Kosovën dhe takimin me 5 diplomatët e BE-së dhe SHBA-së.
Po ashtu, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet publikut me një fjalim mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
Të dërguarit amerikanë dhe evropianë thanë pas vizitave në Prishtinë dhe në Beograd presin intensifikimin e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ata thanë se një propozim evropian që u bë i njohur si plani franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është rruga më e mirë për një paqe të qëndrueshme. Në Beograd i dërguari evropian Miroslav Lajçak u shpreh i inkurajuar pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Por e gjithë kjo duket se vjen pas deklaratave të këtij të fundit, se Beogradi është i gatshëm të pranojë konceptin e një propozimi evropian për zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën ka përçarë opinionin serb, me disa që kërkojnë që ai të mos jetë lojtari i vetëm në këtë çështje dhe të shpjegojë thelbin e propozimit para parlamentit serb, ndërsa të tjerë kërkojnë që ta nënshkruajë atë sa më parë.
Pas takimit me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Diplomati sllovak dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun vlerësoi se Vuçiq në bisedë “tregoi një qasje të përgjegjshme” dhe “gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.
Deklarata e Vuçiqit, megjithatë, nuk i pëlqen opozitës së spektrit konservator-djatht të skenës politike në Serbi, e cila e akuzon atë se ka pranuar propozimin pa pëlqimin e parlamentit shtetëror dhe kërkon që ai t’i shpjegojë parlamentit me “çfarë rreziqesh dhe sfidash mund të përballet vendi”.
Lëvizja ekstremiste e djathtë Dveri thotë se gjëja më problematike është se askush nuk e di nëse propozimi i Pesëshes Perëndimore është “de fakto dhe një ultimatum”, dhe nëse është – “pse Vuçiq pranoi ta diskutonte në radhë të parë”. Dveri kërkon që dialogu për Kosovën të ngrihet deri në fund të luftës ruso-ukrainase dhe thotë se deri atëherë “asgjë nuk duhet të nënshkruhet”.
Koalicioni konservator-mbretëtar NADA kërkon që Vuçiq të informojë urgjentisht qytetarët serbë për përmbajtjen e propozimit franko-gjerman, i cili është bërë edhe propozim i Bashkimit Evropian, sepse “fati i shtetit nuk mund të negociohet fshehurazi dhe pa popullin serb.
#vucic #serbia #kosova
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televison
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Television. All Rights Reserved.
Ещё видео!