Grupi hetimor po mundohet të kuptojë se si është informuar Sokol Mjacaj ditën e premte se do të hynte në regjimin e izolimit të ashpër, njohur si 41 BIS.
Në dëshminë e tij, 28 vjeçari që vrau Arben Lleshin ka deklaruar se e ka marrë vesh nga të burgosurit e tjerë që do të izolohej. ‘Më thanë: qënke i rrezikshëm ti prandaj do të të izolojnë”, ka deklaruar Mjacaj para grupit hetimor.
Por, Mjacaj ka refuzuar që të tregojë se cili prej të dënuarve i ka komunikuar këto fjalë dhe që dyshohet të ketë celularë brenda burgut. Një ditë pas ngjarjes, policia e burgjeve ka ushtruar kontroll të imtësishëm nëpër qeli, por nuk jep detaje nëse ka sekuestruar sende të palejuara për të dënuarit apo jo.
Nga ana tjetër, Mjacaj ka thënë se vrasjen e ka kryer sapo ka mësuar se do të izolohej në regjimin e ashpër. “Nëse nuk do të izolohesha atë ditë, nuk do ta kryeja vrasjen”, ka deklaruar ai para grupit hetimor.
Mjacaj, që aktualisht po mbahet në burgun e Fierit, qëlloi pesë herë në drejtim të Arben Lleshit. Katër prej plumbave goditën autorin në qafë dhe gjoks, ndërsa I burgosuri tjetër, Indrit Shaqja është plagosur në bark jashtë rrezikut për jetën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#41BIS#SokolMjacaj
![](https://i.ytimg.com/vi/xS5FyVLm_LQ/maxresdefault.jpg)