Bashkimi Kombëtar shpresonte për një fitore historike pas triumfit mbresëlënës në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë. Mobilizimi i partive te qendrës dhe të majtës megjithatë ia prenë hovin ekstremit të djathtë, duke e spostuar në vend të tretë në balotazhin e së dielës. Por ndërsa presidenti Emmanuel Macron mund të marrë frymë lirisht që frenoi hovin e Le Penit, ai sërish gjendet tani në një situatë jo dhe aq të volitshme: Fronti i Ri Popullor (NFP) llogaritet të ketë siguruar midis 172 dhe 215 vende, ndërsa aleanca qendrore e presidentit francez doli e dyta me 150 deri në 180 deputetë, ndërsa RN e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen përfundoi papritur në vendin e tretë me 120 dhe 152 vende: Kjo do të thotë se asnjëra parti nuk ka fituar mjaftueshëm vende për të arritur një shumicë absolute në Parlament, që do të thotë se tani Parlamenti do të ndahet në grupe të ndryshme politike me qëndrime shumë të ndryshme për çështjet dhe me shumë pak histori bashkëpunimi. Një parlament i pavendosur, suipas ekspertëve mund ta zhysë politikën franceze në kaos me javë të tëra diskutimesh, për të përcaktuar se kush do të shërbejë si kryeministër. Macron-it, i cili është jashtëzakonisht jopopullor, mund t'i duhet të drejtojë vendin përkrah një kryeministri që kundërshton politikat e tij qendrore. Aleati i tij, kryeministri Gabriel Attal, deklaroi se do të japë dorëheqjen, edhe pse do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Presidenti është i lirë të pranojë ose jo dorëheqjen e tij. Franca do të presë Lojërat Olimpike Verore në Paris duke filluar nga 26 korriku. Se kur do të formohet qeveria e re, është një nga të panjohurat më të mëdha të kësaj nate zgjedhore.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#France#Macron#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/xTPT7UdlhgI/maxresdefault.jpg)