Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim përgjegjësin e teknikës dhe hotelerisë në spitalin “Ihsan Ccabej”, shtetasin me iniciale N.B. Sipas hetimeve të kryera nga organi i akuzës ky shtetas në cilësinë e anëtarit të komisionit të prokurimeve, kreu i vetëm praktikën për të kryer një prokurim, ne kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë. Një shkelje e tillë u konstatua nga një kontroll i kryer nga Ministria e Shëndetësise rreth dy vite më parë, ku u ngrit dyshimi se shtetasi NB ka shpërdoruar detyrën. Në atë kohë ministria e Shëndetësisë kreu audit në spitalin Ihsan Ccabej në Lushnje, ku konstatoi shkelje në procedurën e prokurorimit për riparimin e ashensorit. Prokuroria ka ngritur ndaj shtetasit NB akuzën “Shpërdorim detyre”, pasi ka dyshime se ky i fundit ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën funksionale të tij.Dosja hetimore do i referohet gjykatës së Fierit e cila do vendosë kalimin ose jo të materialit për gjykim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Fier#Spital#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/xUlSO2RAASs/maxresdefault.jpg)