#rrezedielli #reportTV
Nnëat e divorcuara përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre.
Për fat të keq, askush nuk është i imunizuar nga problemet dhe zhgënjimet, mirëpo përpos zhgënjimit që sjell kjo ngjarje në jetën e tyre, ato duhet të përballen edhe me paragjykimet e shoqërisë që e bëjnë gjithmonë e më të vështirë, krijimin e një jete të re për to.
Në një intervistë në “ Rreze Dielli” Nereida Llahe rrëfeu historinë e saj të divorcit në një moshë të re, sakrificat për të nisur sërish jetën e saj, duke qenë edhe nënë e një vajze të vogël në një qytet të madh dhe e vetme. Duke u përpjekur kështu të ndërgjegjësoje shoqërinë për ndihmen që kanë nënat e divorcuara për ndihmë, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe mbështetjen morale që shpesh herë mungon nga famija, shoqëria por edhe institucionet përkatëse.
![](https://i.ytimg.com/vi/xXljx7IcWOo/maxresdefault.jpg)