Eldi Dizdari, I cili njihet dhe me emrin Denis Matoshi, është një nga shqiptarët më të fuqishëm të trafikimit ndërkombëtar të drogës, kryesisht të kokainës.
Policia e Dubait e arrestoi para disa kohësh pasi ishte shpallur në kërkim si pronar i “Kompanisë Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.
Më pas nuk dihet sesi ai I shpëtoi drejtësisë, teksa kishte urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai tashmë dyshohet se qëndron në arrati në Dubai.
Dizdari njihet edhe si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës ne vitin 2018.
Ai po ashtu rezulton të jetë përfshirë dhe në ngjarjen e ish-Bllokut, ku mbeti I vrarë Fabian Gaxha, në tetor të vitit 2018.
Sipas burimeve të prokurorisë, në atë kohë ka qenë fillimisht Eldi Dizdari që është konfliktuar me Ervin Matën përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar.
Më pas Eldi Dizdari është larguar dhe konflikti ka vijuar mes grupit të Ervin Matës dhe grupit të Ervis Martinajt.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#EldiDizdari#Ndragheta
![](https://i.ytimg.com/vi/xbLQy4NGKl4/maxresdefault.jpg)