Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia në jug të Ukrainës që nga marsi, ndërsa kohët e fundit ka pasur atje granatime. Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet. Por kjo ka ngjallur frikën për një katastrofë në centralin më të madh bërthamor në Evropë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent mbi situatën në Zaporishja javën e kaluar, por nuk pati ndonjë zgjidhje. Nuk është hera e parë në këtë luftë që ngrihet çështja e sigurisë bërthamore. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore –ide të cilën e ka përmendur hapur presidenti rus Vladimir Putin – por edhe për centralet bërthamore si objektiva ushtarake. Po çfarë thotë e drejta ndërkombëtare për këtë? Konventa e Gjenevës, e vitit 1949, dhe protokollet e saj të mëvonshme shtesë rregullojnë zhvillimin e konflikteve të armatosura dhe synojnë të kufizojnë efektet e tyre. Neni 56 i Protokollit 1 shtesë, të vitit 1977, flet për "Mbrojtje të instalimeve dhe objekteve që paraqesin rrezik të madh". Përveç digave, këtu përmenden shprehimisht edhe centralet bërthamore. Meqenëse Federata Ruse dhe Ukraina e kanë nënshkruar ate dhe nuk kanë shprehur asnjë rezervë në lidhje me Protokollin e Parë Shtesë, rregullat vlejnë edhe për këto dy vende. Dhe rregullat janë shumë të detajuara. Në parim, centralet bërthamore nuk mund të sulmohen, nëse ato përfaqësojnë objektiva ushtarake, nëse dihet se një sulm i tillë mund të lirojë forca të rrezikshme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë viktima të shumta në mesin e popullatës civile". Këtu nënkuptohet padyshim rrezatimi radioaktiv. Si përfundim, shtetet që nënshkruan Konventën e Gjenevës dhe protokollet e saj shtesë - e këtu bëjnë pjesë edhe Rusia dhe Ukraina - i kanë vendosur vetes pengesa të larta për sulmet ndaj centraleve bërthamore. Por sulmet nuk përjashtohen plotësisht, ndonëse kushtet janë të caktuara në mënyrë strikte.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Centralet#Bërthamore#TopChannel
Ещё видео!