Ndërsa samiti i NATO-s në Uashington po shkon drejt fundit, Ukraina ka marrë premtime të reja për ndihma ushtarake, me akoma më shumë njoftime që priten para se liderët e aleancës të kthehen në shtëpi. Presidenti i SHBA Joe Biden se Uashingtoni, Berlini dhe Bukureshti do të dorëzonin tre bateri shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë. Holanda dhe "partnerët e tjerë" do të kontribuojnë me komponentë për të vënë në funksion baterinë e katërt të re Patriot, tha presidenti, duke shtuar se Italia do të dërgojë një tjetër nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore SAMP-T. "Përveç kësaj, në muajt e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët synojnë t'i ofrojnë Ukrainës dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore," tha Biden. Kjo do të përfshijë armë kundërajrore Gepard të prodhimit gjerman, sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme NASAMS dhe variante të sistemeve IRIS-T.
Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa, kanë qenë një prioritet kryesor për Kievin, pasi ai përballet me sulmet e vazhdueshme ruse.
Në një deklaratë të veçantë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kanadaja kishte premtuar ndihma shtesë ushtarake pa dhënë më shumë detaje.
Ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se i pari nga avionët luftarakë F-16 të premtuar, të cilët Ukraina i ka kërkuar prej kohësh, do të mbërrijë në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda brenda pak ditësh.
Ukrainës i janë premtuar në total mbi 80 avionë F16 por afatet kohore për marrjen e tyre janë të pafiksuara. NATO konfirmoi gjithashtu se aleatët do të sigurojnë një financim prej më shumë se 40 miliardë eurosh për ukrainën, vitin e ardhshëm.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NASAMS#NATO
Ещё видео!