#kristaliaj #deamishel #luizejlli #kiaratito #bigbrother #topchannel #lajmifundit #lajmiifundit
A janë Krist Dragoti dhe Dea Mishel Hoxha në një lidhje dashurie? Kjo është një ndër dilemat e momentit të showbiz-it shqiptar.
Ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Pak kohë më parë, ish-banori i Big Brother VIP Albania 2, Ronaldo Sharka publikoi një fotografi që nxiti dyshime.
Në foto shihej Kristi dhe Dea, duke drekuar së bashku, larg syrit të njerëzve dhe kamerave në privatësinë e tyre.
Po kështu, së fundmi, në rrjetet sociale qarkulluan fotografi nga ditëlindja e Kristit, i cili ndodhej në një anije së bashku me Dean. Kjo gjë ngriti dhe më shumë hamendësime për një romancë.
Nisur nga zhurma në rrjet, Kristi reagoi përmes një postimi në Instagram. Ai publikoi një fotografi të tijën me Dea Mishelin dhe shkroi se mes tyre ka vetëm një shoqëri të pastër dhe se ai është në një lidhje dashurie me një person tjetër.
“Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Dea vazhdo shkëlqe”.
Gjithashtu Dea Mishel ripostoi shkrimin e Kristit, duke shprehur se e konsideron Kristin një shok të vërtetë.
![](https://i.ytimg.com/vi/xpDKWZVpGQI/maxresdefault.jpg)