Brenda muajit janar, në Shqipëri do të mbërrijnë dy helikopterë amerikanë BlackHawk, të cilët do i shtohen arsenalit të Forcave të Armatosura.
Mësohet se dy helikopterët vijnë si investim i qeverisë shqiptare dhe konsiderohen një hap i rëndësishëm që do i japë mundësinë Shqipërisë për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave.
Variantet e Black Hawk janë operacionale ose janë porositur nga Forcat e Armatosura të 34 vendeve të botës duke filluar nga Greqia, Spanja, Kina e deri tek Australia. Helikopterët Black Hawk kanë regjistruar më shumë se katër milionë orë fluturimi, duke përfshirë një gamë të larmishme misionesh luftarake në Panama, Afganistan, Irak dhe misione të shumta humanitare dhe të shpëtimit.
Ka më shumë se 4000 variante të Black Hawk në mbarë botën. Operatori më i madh është Ushtria Amerikane, e cila ka më shumë se 2 mijë helikopterë të tillë.
Black Hawk janë prodhuar prodhohen nga Sikorsky Aircraft me bazë në Stratford, Connecticut, SHBA. Prodhimi i licencuar i helikopterëve Black Haëk kryhet gjithashtu në Japoni dhe Kore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BlackHawk#ForcateArmatosura#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/xqrMONPwShs/maxresdefault.jpg)