Një pushtim nga robotët, është tema kryesore e shumë filmave fantastiko-shkencor, por një video e publikuar në tëitter , tregon se kjo ide nuk është shumë larg e të bërit realitet. Një përdorues, shpërndau klipin e cuditshëm që tregon një numër të madh makinerish 4 këmbëshe të cilët lëvizin në të njëjëtn kohë, nga një kompani me bazë në Kinë që prodhon robotë.
Sipas të dhënave nga kompania prodhuese, Roboti quhet Aliengo, i cili është krijuar më performancë të lartë shpërthyese sportive dhe një nivel të përparuar mbrojtjeje.
Video pak sekondëshe tregon dhjetra robotë të përkulur në dysheme , të cilët lëvizin frikshëm të gjithë nënjë kohë. Sidoqoftë, videoja ka shkaktuar disa përgjigje qesharake në Tëitter nga disa që e krahasojnë skenën me filmin The Terminator ose 'Black Mirror'. Roboti është i aftë të mbajë deri në 11 paund ngarkesë, gjë që do ta bënte atë të përshtatshëm për fabrika dhe pozicione të tjera të punës. Megjithëse tani për tani makineritë janë të padëmshme , një përdorues i Tëitter ngriti idenë se Kina nuk është shumë larg SH.B.A-ve, në inteligjencën artificiale. Një përfaqësues i departamentit të mbrojtes amriakne tha se Pekini po rrit përpjekjen e saj "Made in China" 2025, e cila është një politikë industriale e udhëhequr nga shteti që kërkon ta bëjë Kinën dominante në prodhimin global të teknologjisë së lartë
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Robotet#TopChannel
Ещё видео!