Rreth 1600 bimë kanabis janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës. Konkretisht janë zhvilluar aksione në fshatin Gimaj, Shegan dhe Benë, ku janë identifikuar autorët e këtyre rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.
Konkretisht në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë kanabis, ndërsa u arrestua autori Gjon Marashi. Ndërkohë në fshatin Shegan në Malësi të Madhe u sekuestruan rreth 280 minë kanabis, autori i të cilëve ishte një person i mitur, 17 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Rreth 1200 bimë lëndë narkotike janë kapur në fshatin Benë në Vaun e Dejës.
Në kuadër të të njëjtit operacion janë zhvilluar kontrolle edhe në qarkun e Lezhës, ku janë goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin.
Si pasojë janë vënë në pranga dy persona të cilët janë identifikuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Këto kontrolle u zhvilluan në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksion#Antikanabis
![](https://i.ytimg.com/vi/y6IgqavkRb8/maxresdefault.jpg)