Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndodhet në arrest me burg në kuadër të dosjes së transferimit të mbi 11 mijë metër katrorë pronë shtetërore me dokumente të falsifikuara, që më pas u blenë nga investitori strategjik, Artan Gaçi.
Por, teksa përballet me prokurorinë në lidhje me këtë dosje, një tjetër hetim i SPAK për një pronë tjetër po në Himarë, e akuzon atë sërish për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga gjykata masën e sigurisë arrest me burg për Goron me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë dhënies së 4231 metër katrorë tokë bujqësore për Arqile Bollanon, i komanduar së fundmi si kryebashkiak i Himarës nga ana e Këshillit.
Sipas SPAK, Arqile Bollano e ka përfituar këtë pronë me pretendimin se nuk ka përfituar tokë bujqësore nga ligji 7501 i vitit 1991. Ky pretendim, sipas prokurorisë, u rrëzua pasi gjatë hetimeve rezultoi se Arqile Bollano ka përfituar 7700 metër tokë bujqësore në Himarë nga ligji në fjalë.
Kërkesa e SPAK për masën e dytë të sigurisë ndaj Jorgo Goros u miratua nga GJKKO dhe iu komunikua ish-kryebashkiakut të Himarës në qeli nga ana e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SPAK#JorgoGoro
Ещё видео!