Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci. Ndërsa mendohet se në takimin me homologen e tij ka prekur edhe temën e Ballist Morinës, për të cilin gjykata kroate ka vendosur ekstradimin në Serbi, por fjalën e fundit do ta thotë ministri i Drejtësisë së Kroacisë. I kontaktuar nga Report Tv, vëllai i ‘Ballistit’ Xhevahir Morina u shpreh se nuk ka dijeni që Presidenti të ketë negociuar për të bllokuar ekstradimin, ndërsa i bën apel që ta bëjë një gjë të tillë.
Ismail Morina u arrestua në qershor vitit të kaluar në Kroaci, pasi Serbia kishte lëshuar një urdhër arresti për ngjarjen e 14 tetorit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd ku ngriti dronin. Gjykata Supreme në Kroaci vendosi pro ekstradimit, ndërsa pritet vendimi i ministri të Drejtësisë.
Intervista e vëllait të Ismail Morinës, Xhevahir Morina
Keni dijeni që gjatë vizitës, Meta të ketë diskutuar edhe për cështjen e vëllait tuaj?
Jam njoftuar për vizitën, por nuk kam dijeni që ka negociuar për punën e vëllait
![](https://i.ytimg.com/vi/y9pzH00EWMU/maxresdefault.jpg)