Ne mesnatë qindra besimtarë ortodoks kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit.
Hirësia e tij Nikolla, ka mbajtur meshën që i dedikohet ringjalljes së Krishtit. Qindra besimtarë janë afruar dhe kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës çdo besimtar e merr atë në çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.
Një dhuratë tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.
Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.
Pas procesionit te ndjekur ne mesnate ne kishën e Shen Gjergjit ne qytetin e Fierit besimtaret ortodoks jane lutur per me shume paqe dhe miresi brenda shpirtrave te tyre.Urimi gëzuar pashkët Krishti u ngjall bashkon te gjithë besimtaret ne ketë qytet ndërsa ky urim shkon edhe për të gjitha besimet e tjera .
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Besimtarët#Ortodoks#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/yHgWL2VgjBg/mqdefault.jpg)