Ditën e sotme në Durrës u hodh në erë me eksploziv një pallat i shpallur i pabanueshëm si pasojë e dëmeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit të 2019.
Pallati 8 katësh u rrëzua me 20 kg eksploziv. 700 pika u hapën brenda godinës për të futur tritolin.
Si pasojë e shpërthimit të fortë disa prej banorëve të pallateve ngjitur janë ankuar për dëmet që u janë shkaktuar.
Ata pretendojnë se si pasojë e tronditjes së fortë jo vetëm xhamat, por u janë çarë muret e apartamenteve duke kërkuar dëmshpërblim
![](https://i.ytimg.com/vi/yIHL5tAZvZU/mqdefault.jpg)