#rtvonlinedritakuranit #ligjerata #shqiperi #fondacionikuranit #ligjerata #shkence #sociale #Kuran
Ky eshte kanali zyrtar i Rtv Online Drita Kuranit. Per tu abonuar klikoni ketu: [ Ссылка ]
Gjithashtu mund të na ndiqni në: [ Ссылка ] Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Me emrin e All-llahut; e shpresoj mirësinë vetëm prej Tij; kam frikë vetëm prej drejtësisë së Tij; mbështetem vetëm në Fjalën e Tij; kapem vetëm në litarin e Tij; vetëm Ty të kërkoj mbrojtje, o Zotërues i faljes e i kënaqësisë: prej padrejtësisë, agresionit, shndërrimeve të kohës, hidhërimeve të njëpasnjëshme, ngjarjeve të jashtëzakonshme dhe prej mbarimit të afatit para përgatitjes e pajisjes me mjetet e duhura.
Vetëm Ty të kërkoj udhëzimin në atë që është e mirë dhe që përmirëson. Me Ty kërkoj ndihmë në ato që janë shoqëruese të suksesit dhe të bërjes së suksesit. Vetëm prej Teje e dëshiroj faljen e plotë, si dhe vazhdimësinë e shpëtimit të përgjithshëm.
O Zot, vetëm me Ty kërkoj mbrojtje prej ngasjeve të djajve; me pushtetin Tënd ruhem prej padrejtësisë së pushtetarëve: prandaj, pranoje, o Zot, namazin dhe agjërimin tim, të nesërmen time dhe atë që vjen pas saj bëje më të mirë se ora (ky çast) dhe e sotmja ime!
Më bëj të nderuar në fisin e në popullin tim! Më ruaj kur jam zgjuar e në gjumë se vetëm Ti, o All-llah, je Ruajtësi më i mirë dhe vetëm Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
O Zoti im, vetëm te Ti shfajësohem, për sot e për ditët që vijnë më pas, prej të vetmuarve, prej idhujtarisë e ateizmit dhe lutjen time e kam të sinqertë vetëm për Ty duke shpresuar edhe përgjigjen; qëndroj në bindjen Tënde duke shpresuar shpërblimin: dhuro paqe e shpëtim për Muhammedin, më të mirin e krijesave të Tua dhe thirrësin për në të vërtetën Tënde! Më ndero mua me nderimin Tënd, nderim që kurrë nuk mbyllet.
Më ruaj me syrin Tënd që kurrë nuk fle! Punën time mbaroje duke u ndërprerë vetëm te Ti! Përfundoje jetën time me faljen e mëkateve se vetëm Ti je Falësi i madh i mëkateve dhe Mëshirëploti.ata që më bëjnë shoqëri; përsose bamirësinë Tënde për aq jetë sa më ka mbetur, ashtu siç e përsose gjatë asaj pjese jete që kam kaluar, o më i Mëshirshmi i mëshirues
![](https://i.ytimg.com/vi/yLTLb_Suc4Y/mqdefault.jpg)