Për të përgatitur recetën 'Shparguj me proshutë të pjekur EHW' duhet të ndiqni hap pas hapi të gjithë realizimin e saj!
Receta:
Përbërësit e nevojshëm:
- 1 kg Shparguj
- Proshutë e pjekur EHW
- 120 gr djathë Fontina
- 2 vezë
- Kaçkavall i grirë
- Vaj Ulliri
- Kripë , Piper
Përgatitja:
Fillimisht hedhim në një enë vezët dhe i rrahim, pasi ti rrahim i hedhim djathin e grirë.
Fillojmë të presim proshutën e pjekur EHW në copëza të vogla, shpargujt edhe djathin fontina. I vendosim shpargujt në një enë që duron edhe nxehtësinë e sobës dhe i hedhim me rradhë vajin ullirit, kripë , piper, proshutë e pjekur EHW, djathin fontina, vezën e rrahur.
Hedhim edhe djathë kaçkavall sipas dëshirës dhe e fusim në furrë.
E pjekim për 15 minuta, në temperaturë 180*C.
Receta nga Arbana Osmani :)
Zgjidhni Cilësinë! 👏
Ещё видео!