Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur rajonin qendror të Japonisë, Ishikava.
Tërmeti goditi në orën 2.42 minuta në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas agjencisë meteorologjike japoneze e cila edhe sqaroi se nuk u lëshua pas tërmetit asnjë alarm për tsunami. Tërmeti sidoqoftë bëri që të lëshohej një paralajmërim për rrëshqitje të mëdha toke afër qytetit Suzu. Ky i fundit ndodhet në skajin verior të gadishullit Noto të prefekturës Ishikava, në brigjet e detit të japonisë, rreth 399 km larg Tokios. Zyrtarët paralajmëruan edhe për lëkindje të tjera të tokës, me magnituda të ngjashme, pas tërmetit fillestar. Qeveria ka marrë masat për të përballuar emergjencën me kryeministrin që po monitoron nga afër situatën. Autoritetet flasin për ndërtesa të dëmtuara ndërkohë që fillimisht nuk pati raporte për viktima e të lënduar. E premtja ishte një festë publike në Japoni, kohë kur shumë njerëz udhëtojnë për argëtim apo për të vizituar familjet. Gjatë tërmetit, trenat e shpejtë mes naganos dhe kanazavas, u ndalën. Ndërkohë pati edhe frikë për ndonjë dëmtim në një central bërthamor në prefekturën Niigata. Tërmetet janë të zakonshëm në Japoni pasi vendi ndodhet mbi Unazat e zjarrit në paqësor, një hark me aktivitet intensiv sizmik që shtrihet përmes azisë juglindore dhe përmes paqësorit. Si rezultat, vendi ka rregullore shumë strikte ndërtimi me qëllim që godinat të përballojnë tërmetet e forta dhe në mënyrë rutinë mban stërvitje rutinë për tu përgatitur për lëkundje të mëdha toke. Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë, goditi një fshat peshkatarësh në gadishullin Noto në të njëjtin rajon, në 2007-ën, duke lënduar qindra persona e duke dëmtuar më shumë se 200 ndërtesa. Ndërkohë ka kaluar më shumë se një dekadë nga mega-tërmeti i 2011, kur brigjet lindore të japonisë u drodhën me magnitudë 9, në atë që është regjistruar si tërmeti i katërt më i fuqishëm në botë që kur regjistrimi i të dhënave ka filluar. Tërmeti shkaktoi një tsunami me dallgë 39 metra të larta, që vrau thuajse 20 mijë persona. Ai shkaktoi edhe një katastrofë bërthamore në Fukushima, pasi tre prej reaktorëve të një centrali u dëmtuan dhe shkarkuan lëndë radioaktive në zonë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tërmeti#Ishikava
![](https://i.ytimg.com/vi/yPt9BToMvq0/maxresdefault.jpg)