Gati një vit më parë, RENEA, FNSH dhe forca të shumta të policisë zbarkuan në fortesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, ku gjatë kontrolleve gjeti armë, uniforma e radio policie, deri edhe të predha.
Një vit më vonë, po në Fushë Kuqe, policia njoftoi se në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’ ka goditur një bazë logjistike që përdorej nga grupet e krimit të organizuar. Dy operacionet, në dukje pa lidhje me njëri-tjetrin të përbashkët kanë treguesin se kjo zonë ka vepruar prej vitesh si ‘zonë e ndaluar’ për Policinë e Shtetit.
Më 26 dhjetor 2022, Fushë Kuqja ishte e blinduar në çdo rrugicë të saj dhe qëndroi nën presionin e policisë për rreth katër orë. Kontrollet në atë kohë u kryen me vendim gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë”, si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit, që rezulton i zhdukur prej më shumë se një vit. Në një njoftim zyrtar policia sqaroi se ushtroi kontroll në banesat e Ervis Martinajt dhe të afërmve të tij.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#FusheKuqe
![](https://i.ytimg.com/vi/yTObXn5X_oE/maxresdefault.jpg)