“Mungon firma e Ervis Martinajt në autorizimin tuaj”, ka qenë ky argumenti i përdorur nga togat e zeza për të rrëzuar ankimit e avokatëve të 40 vjeçarit. Kësisoj 34 pasuritë e personazhit të njohur të drejtësisë do të mbeten në duart e shtetit. Tre anëtarët e trupit gjykues të Apelit e kanë konfirmuar të Hënën vendimin e marrë në 15 Shkurt nga Shkalla e Parë.
Pjesa më e madhe e pasurive ishte vënë në emër të prindërve, motrave dhe gruas së 40 vjeçarit. Dy avokatët Jordan Daci dhe Johana Qeleshi paraqiten dje në Gjykatë kërkesën me autorizimin e familjarëve të Martinajt. Por, sekuestro preventive e vendosur në bazë të ligjit antimafa, mbeti në fuqi.
SPAK ka bllokuar kompaninë “King Casino” në pronësi të Ervis Martinajt dhe shoqëria “Mati Union” në pronësi të Mustafa Martinajt babait të të shumëkërkuarit. Sekuestro preventive është vendosur edhe për 8 shoqëri, 5 automjete, arë dhe ullishte, me siperfaqe 50 463 metra katrorë të ndodhura në zonën e Fushë-Milotit, Patokut dhe në Dhërmi. Po ashtu dhe 4 objekte në pronësi të të afërmve të tij dhe llogaria e kursimit për fëmijët.
Prokuroria e Kurbinit vijon hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fatin e Martinajt. Por, ende nuk ka një pistë konkrete për këtë çështje. Ish-biznesmeni i lojërave të fatit është denoncuar i zhdukur nga xhaxhai i tij që në 9 Gusht të 2022. Për Martinaj ka një urdhër kërkimi ndërkombëtar, kërkesë e ardhur pas operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, Martinaj do ta paguante atë 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/yZrVKXuV9Ks/maxresdefault.jpg)