Prej pasdites së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Koha u përkeqësua ndjeshëm gjatë orëve të natës, ku nuk munguan as stuhitë lokale me shira me intensitet të lartë. Për rrjedhojë në shumë zona të vendit ka patur prezencë të ujit në rrugë dhe toka bujqësore, por gjithsesi situata raportohet nën kontroll.
Sipas Shtabit të Emergjencave në Lezhë ka patur rreth 45 milimetra shi, ndërsa në Mirditë ka rënë afro 60 milimetra. Ndërkohë që në zonat malore mbi 1 mijë metra reshjet kanë qenë në formën e borës. Këto janë pamjet e lumit Drin, i cili është mbi kuotat mesatare, por ende gjendet në shtratin e tij.
Gjithashtu si pasojë e stuhive të erës dhe shiut në qarkun e Lezhës ka patur problem edhe me furnizimin me energji elektrike. Rreth 80 % e fshatrave dhe një pjesë e qytetit janë pa energji elektrike, ndërsa OSHEE bën me dije se po punohet për riparimin e defekteve të krijuara.
Problematike paraqitet situata edhe në qytetin e Durrësit, ku ka prani të ujit në shumicën e rrugëve. Kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana” ne Durrës është bërë thuajse i pakalueshëm. Siç shihet edhe nga pamjet, uji arrin deri në nivelin e trotuarit duke sjellë vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës të ujit në rrugë është hasur edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar, siç është lagja nr. 1 dhe 4. Sakaq reshjet me intensitet të shiut kanë sjellë vështirësi edhe në Portin e Durrësit.
Sektori i ngarkim shkarkimit vazhdimisht ka pezulluar punën për shkak të reshjeve, ndërsa anijet e peshkimit prej ditësh nuk dalin në det të hapur. Ndërsa në Qarkun e Elbasanit ka patur rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, duke vështirësuar kalimin e automjeteve.
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e Drinit, ku prurjet sipas KESH llogariten në 1481 m3/s, ndërsa niveli në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 270 metra.
Gjithashtu, KESH bën të ditur se në të tre hidrocentralet e kësaj kaskade po punohet me kapacitet të plotë duke prodhuar afro 13 mijë mega vat orë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/ycrcNP_0pNE/maxresdefault.jpg)