Deklarata e presidentit Aleksandër Vuçic se se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç në Veri të Kosovës janë gati të vdesin duke luftuar, ka alarmuar opozitën në Beograd.
Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviq Iviq – psikiatre, tha sot se presidenti serb Vuçiq synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945. Ajo tha se presidentit serb duhet t’i bëhet një kontroll psikiatrik.
Duke komentuar deklaratën e Vuçiqit, Rashkoviq Iviq tha se kjo deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme.
“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë”, tha Rashkoviq Iviq,
Ajo shtoi se futja e fëmijëve të mitur në konfliktet në Kosovë tregon se Vuçiq nuk ka ndonjë zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës.
Vucic tha po ashtu se nuk mund të flinte për shkak të asaj që ndodh në veri të Kosovës. Gjithçka po vlon.
“Fëmijët e moshës 12, 13 vjeç janë gati të vdesin, gjë që duhet ta parandalojmë. Janë ngopur me Kurtin”, tha Vuçic në konferencën për media pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç3TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/yfJXvPPFsX0/mqdefault.jpg)