Sufizmi është një mënyrë dashurie dhe dijeje.
Dashuria e Zotit është kulmi i diturisë (ma'rifa) që çon në zbulimin e misterit (keshf).
Ndër mjeshtrit sufi më të shquar, të cilët dhanë një kontribut të pazëvëndësueshëm në ezoterikën dhe teozofinë islame ishte Ibn Arabiu.
Ibn Arabi përfaqëson traditën sufiste në të gjithë pastërtinë, origjinalitetin dhe universin e saj.
Ky mistik i madh besonte se gjëja fillestare në ekzistencën e kësaj bote është Shpirti i Krijuesit në jetën e secilit dhe manifestimet e tij të shumta hyjnore.
Ai është filozofi që padyshim e ka teorizuar më së miri Njëshmërinë e Zotit të njohur në dijeninë islame si Teuhid, duke njohur praninë hyjnore në çdo formë dhe çdo imazh të mundshëm.
Duke folur për veten e tij, ai thoshte:
“Unë nuk jam as profet, as i dërguar, jam thjesht një trashëgimtar, dikush që lëron dhe mbjell arën e jetës së ardhshme”.
![](https://i.ytimg.com/vi/ygusn_IQU48/mqdefault.jpg)