Ethet e një lufte të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës duket se ka filluar të ndihet edhe në rajon, pasi për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, një luftanije amerikane u vendos së fundmi në ujërat e detit Adriatik, për të kryer një seri stërvitjesh ushtarake.
Luftanija “Harry Truman”, si dhe njësi të tjera luftarake nga vendet anëtare të NATO-s mbaji brigjet italiane aktivitete mbikëqyrëse për disa ditë në fillim të shkurtit, në mesin e tensioneve me Moskën.
Stërvitja vjen në një kohë kur Rusia ka grumbulluar trupat e saj në kufi me Ukrainën dhe pas paralajmërimit se këtë muaj dhe muajin e ardhshëm ajo do të kryejë një stërvitje në Mesdhe, Atlantik dhe Paqësor, ku do të marrë pjesë e gjithë flota detare.
Dy aeroplanmbajtëse, 15 anije dhe rreth 90 avionë luftarakë u stërvitën me manovra të përbashkëta dhe stimuluan sulme ndaj objektivave armike.
Moska po ashtu po tregon forcën kundrejt vendeve të Perëndimit, mes frikës se mund të jetë duke planifikuar pushtimin e Ukrainës pasi ka mbledhur mbi 100 mijë trupa në kufirin e saj dhe mbi 30 mijë të tjera në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta.
Nga ana e saj, Moska thotë se lëvizja e trupave bëhet me synimin për t’u mbrojtur nga ekspansioni i NATO-s në Lindje.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Stervitje#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/yikFajnhFxo/maxresdefault.jpg)