Ka zgjatur më pak se një vit qëndrimi në burg i Erjon Petit, i arrestuar në prill të vitit të kaluar, pasi në kontejnerin e kompanisë ku ai ishte ortak u kapën 143 kilogramë kokainë.
Ka qenë gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Durrës, Anita Mici e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë këtë të fundit pa asnjë masë shtrënguese. Ndërkohë mësohet se të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku, aksioneri tjetër i kompanisë që u arrestua në një ditë me Petin.
Në seancat e kaluara gjyqësore, Xibraku dhe Peti nuk kanë pranuar autorësinë e lëndës narkotike dhe përfshirjen e tyre në trafikun e drogës duke e mohuar se ishin ata që kanë porositur 143 kg kokainë në kontenierin me banane. Ata thanë në gjykatë se kanë porositur vetëm bananet dhe se nuk kanë lidhje me lëndën narkotike.
Por edhe pse ata e mohuan përfshirjen në këtë ngjarje, Erion Peti në ta kaluarën është arrestuar në Itali pikërisht për trafik kokaine.
Kujtojmë se sasia prej 143 kg kokainë, u kap në portin e Durrësit më 10 prill 2021 dhe ka qenë skaneri I kontrollit që zbuloi drogën e vendosur në tavanin e konteinerit me banane.
Në sasinë e kokainës të ndarë në 120 pako, ishte e stampuar fotoja e Pablo Escobar, narko-trafikantit kolumbian
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Escobar# ErionPeti#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/yl3lzUcgA3k/maxresdefault.jpg)