Lajme Arkiva 2005
Pas një sërë kundërshtimesh nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe ekonomisë të ndryshëm dhe Partia Demokratike shprehet kundër kredisë tregtare të miratuar nga qeveria për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës. Sekretari i përgjithshëm Bode kujton se demokratët ishin kundër projektit që në fillime të tij, 2 vjet më parë.
Ridvan Bode: “Mbetem i habitur se si kryeministri shqiptar zoti Nano i vendosur në pazaret e tij do ta realizoj në momentin e largimit nga karrigia kryeministrore, atë që ka premtuar diku apo ka deklaruar dikur.”
Në vend të kredisë prej 95 milionë dollarësh dhe interesat 45 milionë dollarë të tjera, demokratët sugjerojnë dhënien me koncesion të hekurudhës.
Ridvan Bode: “Investimet që do të bëhen në Shqipëri, duhet të jenë brenda një skeme prioritetesh. Ato që janë për koncesione sigurisht duhet nxitur për t’u futur në skemën koncesionare dhe mendoj që një hekurudhë e tillë mund të ishte në skemën e koncesioneve, po jo në skemën e investimeve publike të financuara me një kosto kaq të lartë...”
Përball të mungesës të analizës ekonomike dhe përfitimeve sociale që mund të rezultojnë nga projekti, të cilat do të ishin shumë të rëndësishme për justifikimin e kostos të madhe. Edhe ekonomisti i njohur Gramoz Pashko, sugjeron koncesione me parametra zero. Pashko thotë se duhet parë studimi i fizibilitetit, avantazhet dhe përfitimet e kësaj linje paralele me rrugën dhe hekurudhën ekzistuese.
Gramoz Pashko: “Në çdo vend serioz të botës kur shteti merr një kredi të tillë duhet që patjetër t’i miratoj organin më të madh ligjvënës. Sepse vjen një qeveri tjetër e cila menjëherë anulon kredinë, dhe i humbet seriozitetin këtij vendi. Pra duhet të bëhet totalisht transparente, marrja e kësaj kredie, të bëhet transparente dhe efiçence e kësaj kredie. Çfarë do të sjelli ajo? Ç'përmërisim do të sjelli ajo, jo vetëm në shërbimin por edhe me çfarë para do të paguhet?”/tvklan.al
Gazetare: Beti Njuma
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!