Keto jane pyetje qe bien ne provimin e patentes. Pegjigjet jane me: Sakte ose Gabim. Kategoria: A1,A2,B1,B
1. Sinjali në figurë paralajmëron bankina rrugore të dëmtuara.
2. Sinjali në figurë paralajmëron një vendkalim këmbësorësh të rregulluar me sinjale horizontale.
3. Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e fëmijëve të pashoqëruar me të rritur.
4. Sinjali në figurë lejon qarkullimin e ciklomotorëve.
5. Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e mjeteve me peshë faktike mbi 7 tonë.
6. Sinjali në figurë lejon të vazhdosh rrugën drejt në kryqëzim.
7. Sinjali në figurë të detyron të ndalosh gjithmonë para kryqëzimit.
8. Vija e bardhë e vazhduar, që kufizon korsinë e emergjencës me karrexhatën, të lejon të qarkullosh mbi të, kur parakalon një mjet.
9. Sinjalistika në figurë është një zonë e vijëzuar ku ndalohet qarkullimi i mjeteve.
10. Sipas sinjalistikës në figurë, për të vazhduar lëvizjen drejt duhet të pozicionohemi në korsinë e mesit ose në atë të djathtë.
11. Vija e bardhë tërthore e vazhduar, si në figurë, tregon një vendkalim për këmbësorë.
12. Fenerët semaforik, të paraqitur në figurë, na detyrojnë të lemë korsinë që ndodhet poshtë shigjetës së verdhë pulsuese dhe të zhvendosemi sipas drejtimit të saj.
13. Kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë në një rrugë interurbane kryesore, për motorët me dy rrota me cilindratë jo më të vogël se 150 cm3, është 90 km/orë.
14. Kur lëvizet në rrugë të mbuluara me dëborë, duhet të ngadalësohet shpejtësia.
15. Sinjalistika në figurë tregon se mjeti, i pozicionuar si në figurë, është në një karrexhatë me një sens lëvizje.
16. Lejohet lëvizja në rreshta paralele, kur punonjësi i trafikut e autorizon këtë lëvizje.
17. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti M kalon i pari kryqëzimin.
18. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C është pozicionuar ne korsi të gabuar.
19. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet duhet të kalojnë sipas radhës: H, D, L, B.
20. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C vazhdon lëvizjen duke u siguruar që mjeti M ka ndaluar për ti dhënë përparësi.
21. Ndalohet parakalimi i mjeteve që kanë ndaluar për t’i dhënë përparësi këmbësorëve.
22. Për të kryer manovrën e parakalimit duhet të sigurohemi që kemi fushëpamje të mjaftueshme për ta kryer atë pa rrezik.
23. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset vetëm natën.
24. Mjeteve që levizin në drejtim të një segmenti rrugor, ku ka ndodhur nje aksident, u duhet sinjalizuar rreziku duke përdorur vetëm boritë.
25. Abuzimi me alkoolin nga drejtuesit e mjeteve rrit përqendrimin në drejtimin e mjetit.
26. Në korsinë e biçikletave ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera.
27. Sinjali në figurë tregon një pistë biçikletash ngjitur me trotuarin.
28. Sinjali në figurë paralajmëron daljen nga qendra urbane (qytetëse).
29. Sinjali në figurë u tregon drejtueseve të mjeteve se janë duke dalë nga territori i Elbasanit.
30. Sinjali në figurë u tregon drejtueseve të mjeteve, që duan të kthehen majtas në kryqëzim, se duhet fillimisht të kthehen djathtas dhe më pas sipas itinerarit të treguar.
31. Sinjali në figurë tregon rrugë të rezervuar për autokampet.
32. Sinjali në figurë tregon një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës.
33. Paneli plotësues në figurë, i vendosur poshtë sinjalit “PARKIM”, tregon një zonë për parkimin e gjysmërimorkiove.
34. Paneli plotësues në figurë tregon afrimin në një zonë me qarkullim rrotullues.
35. Ndalohet pushimi i mjetit në bankinë, përveç rasteve kur lejohet me sinjalizim.
36. Simboli në figurë bëhet i dukshëm, me dritë jeshile në kroskot, kur janë të ndezura dritat e pozicionit.
37. Një nga kushtet për t'u pajisur me lejedrejtimi është që kandidati të ketë mbushur moshën 21 vjeç, për të drejtuar autovetura me (8+1) vende.
38. Drejtuesi i automjetit duhet të paraqesë, sipas kërkesës së punonjësit të policisë, certifikatën e kontrollit teknik.
39. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor diezel zhduket plotësisht duke rritur shpejtësinë.
40. Mbajtja e mjetit në rrugë dhe ruajtja e pozicionit bëhet më e vështirë, nëse udhëtojmë me goma të aksit të përparmë me presion fryrje të ndryshëm nga njëra tjetra.
Urime, keni kaluar.
Pikët tuaja: 40
Pikët për kalim: 36
Gjithsej pikë: 40
#autoshkolla #patenta @saturntutorial
![](https://i.ytimg.com/vi/yqLS4pkIRUg/mqdefault.jpg)