7 pasuri u vunë në sekuestro si rezultat i hetimeve që SPAK po kryen për dosjen e njohur si “5D”, për të cilën më herët janë vënë në masa sigurimi, 3 ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe disa persona të tjerë.
Ne mesin e pasurive të bllokuara është edhe kompania 5D Konstruksion, që sipas hetuesve drejtohej në hije nga ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato, të dy të arrestuar dhe që sipas organit të akuzës, në vite ka përfituar tendera nga institucionet që ata drejtonin.
Kompania Restur dhe pasuritë në pronësi të saj, që dyshohet se ishin në emër të ish-drejtorit Redi Molla dhe 24% të një shoqërie tjetër u vu gjithashtu në sekuestro. Hetimet pasurore nxorën në dritë sipas SPAK edhe 2 pasuri të paluajtshme të llojit truall dhe 2 apartamente që posedoheshin nga ish-drejtorët dhe të afërm të tyre.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Posaçme tha se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga kompania 5D Konstruksion, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktive duke u disponuar në gjendje kesh nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare.
Këto pasuri thotë SPAK janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare dhe në pasuri të paluajtshme.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/yqdQAW9WqPM/mqdefault.jpg)