Deputeti demokrat, Lefter Gështenja i kërkoi Autoritetit të Dosjeve verfikimin e pastërtisë së figurës së tij, dhe në përgjigje rezulton se nuk ka pasur lidhje me ish sigurimin e shtetit. Gështenja shprehet se ky duhet të jetë standardi i ndjekur nga të gjithë deputetët, të pozitës dhe opozitës.
: Ta fillojmë nga vetja! Iu drejtova zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve të verifikojë figurën time dhe të familjarëve të mi. Përgjigja erdhi: ASNJË lidhje me ish Sigurimin e Shtetit as unë dhe as familjarët e mi! I qëndroj parimit se duhet ta nisim nga vetja, para se t’ja kërkojmë kundërshtarit. Të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin por me moralin! Nuk i duhet shqiptarëve hapja e dosjeve nëse ata që drejtojnë vendin nuk marrin guximin të verifikojnë emrin e vet!
Edhe demokrati tjetër, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se këtë të hënë, do i kërkojë zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve të kontrollojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Më 22 tetor të vitit të kaluar, në Kuvend u miratua me shumicë votash hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit dhe zhbërja e çertifikatave të pastërtisë së komisioneve Mezini-Bezhani. Paketa ligjore e mazhorancës socialiste u iniciua nga sinjalet që dha autoriteti i dosjeve se në dokumentet e ish sigurimet rezultonte një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PD#TopChannel
Ещё видео!