Pas më shumë se një viti hetimesh, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë sot në pranga me urdhër të SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e tij dhe bashkëpunëtorëve, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Ndërkohë që për 2 persona të tjerë të përfshirë në këtë hetim është dhënë masa arrest shtëpie, dhe për 2 të tjerë masa detyrim paraqitje.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe përfitimin e fondeve të BE në mënyrë të paligjshme, përmes faturave fiktive dhe tenderave me çmime të “fryra” dhe fitues të zgjedhur kohë para se të shpalleshin tenderat.
Ndër të tjera SPAK njofton se janë kryer edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin dhe të tjera.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Beqaj#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/yvuhqSMExPk/maxresdefault.jpg)