Teksa Kosova vijon të jetë e vendosur në zbatimin e Kushtetutës së saj, që nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe tek heqja e dinarit serb e filialeve të bankave të paligjshme serbe, paralajmërime vijnë nga disa studiues. Mediet kosovare teksa citojnë studiues të politikave ndërkombëtare nga Shqipëria, paralajmërojnë zhvillime të mëdha, në rast se Donald Trump arrin të marrë drejtimin e Presidencës së SHBA-ve.
Sipas këtyre studimeve, ardhja e Trump në një mandat të dytë, e përfshin Kosovën në politikën e madhe të shteteve të fuqishme. Rikthim të qëndrimit amerikan për shkëmbim territoresh parashikojnë studiuesit si dhe izolim të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse nuk e pranon këtë marrëveshje, pasi sipas tyre, administrata e Trumpit është më dashamirëse me Beogradin.
Po në këto raportime thuhet se ekziston mundësia që në fund të luftës së Ukrainës, Rusia të ofrojë një marrëveshje të madhe kufijsh në Evropën Lindore, që do të përfshinte Ukrainën, Bosnje Hercegovinën dhe ndoshta veriun e Kosovës. Sipas tyre kjo është një ide e vjetër ruse, por që Rusia mund të jetë në gjendje ta ofrojë nëse arrin të fitojë luftën në Ukrainë.
Për këtë ekspertët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, që të jetë më realiste në politikën e jashtme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Plani#Rus
Ещё видео!