Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mbajë një seancë të posacme në25 vjetorin e fushatës së bombardimeve ajrore të kryera nga NATO në Serbi gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999. Nuk dihet me siguri megjithatë nëse seanca do të mbahet, pasi një apo edhe më shumë anëtarë të Këshillit mund të kërkojnë një votim procedural në përpjekje për të bllokuar mbledhjen.
Media serbe cituan ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic sipas të cilit vendi i vet duhet të paraqesë të vërtetën e asaj që ndodhi një cerek shekulli më parë kur sic pretendon ai, u shkel ligji ndërkombëtar. Gjithmonë sipas shtypit serb, nënkryetari i misionit rus në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky, u shpreh gjithashtu se agresioni i NATO-s, edhe ndarja e paligjshme e Kosovës nga Serbia sic e përkufizoi ai, kanë shkelur rendin juridik ndërkombëtar të Aktit Final të Helsinkit dhe e quajti këtë fazën fillestare te cënimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe vendeve perëndimore. Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më 24 mars 1999, NATO ndërhyri në luftën ndërmjet Ushtrisë Jugosllave dhe forcave serbe nga njëra anë dhe njësive të UÇK-së në Kosovë nga ana tjetër. Me sulme ajrore ndaj objektivash në Serbi, vendet e aleancës e detyruan në atë mënyrë ish presidentin e republikes federale të Jugosllavisë, Sllobodan Milloshevic, të ndalonte spastrimin etnik në Kosovë e të parandalohej katastrofa madhore humanitare së cilës i druhej OKB-ja. Ekspertë të së drejtësë ndërkombëtare si Wolf Heinchel von Heinig i konsiderojnë të palogjikshme edhe lidhjet që Rusia tenton të bëjë me situatëne Kosovës dhe Ukrainën. “"Edhe nëse njihet ndërhyrja humanitare, argumentet ruse janë sigurisht absurde. Nuk mund të bëhet fjalë për kushtet që mbizotëronin në atë kohë në Kosovë. Unë përmend vetëm spastrimin famëkeq etnik, i cili nuk ndodhi në Krime dhe as në juglindje të Ukrainës”, thotë ai.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Russia#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/yzGxR5Zry_8/maxresdefault.jpg)