Një magazinë e ish uzinës së përpunimit të naftës dhe një banesë pranë saj u shkrumbuan mbrëmjen e kësaj të diele në Ballsh.
Zjarri siç njoftoi policia ra rreth orës 19 të mbrëmjes, për shkaqe ende të panjohura. Brenda magazinës private dyshohet të ketë pasur lëndë djegëse si solar dhe vajra të ish Uzinës së Naftës, duke favorizuar përhapjen e flakëve që deri më tani kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikëse po punojnë prej disa orësh për të shuar flakët, por shuarja e zjarrit bëhet edhe më e vështirë për shkak se rrotull magazinës dhe pjesës tjetër të kthyer në banesë ka mbetje hidrokarbure te akumuluara prej vitesh.
Ndërsa zjarrfikësit ndodhen ende në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, është ngritur edhe një grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ballsh#Magazina#TopChannelNews
Ещё видео!