Zbulohet identiteti i shqiptarit të dytë që udhëtonte në mjetin tip Audi në Janinë bashkë me të shumëkërkuarin për vrasje Laert Haxhiun. Ai është Firdeus Berberi 22-vjeçar. Ashtu si shoqëruesi tjetër I Haxhiut edhe Berberi është një emër i njohur për policinë shqiptare. 22-vjeçari rezulton të jetë shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Johan Muçllari, djalit të biznesmenit nga Pogradecit, pronarit të hotel Volorekës.
Berberi ka qenë prej vitesh në kërkim por vetëm arrestimi në Janinë i të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, bëri të mundur edhe arrestimin e Firdues Berberit i shpallur në kërkim për plagosjen e Muçllarit në vitin 2022.
Në momentin e arrestimit Laert Haxhiu përdorte dokumenta false, me emrin Mikis Askalidis, e po ashtu kishte shënuar se ishte lindur në Gjeorgji. Letrat e qëndrimit në shtetin grek ishin false por përdoreshin prej kohësh nga 31-vjeçari i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/zE6o-PuQxFk/maxresdefault.jpg)