Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që gjatë qëndrimit të tij në Pragë, kishte bërë të ditur se Serbia po përgatit një strategji energjetike bashkë me norvegjezët dhe se do të nxjerrë përfundime bazuar në këshillat e tyre.
Qeveria e Serbisë ka lidhur “kontratë sekrete” me kompaninë norvegjeze “Rystad Energy”, të cilën e ka nënshkruar ministri i Financave, Sinisha Mali
Marrëveshja, ka si objekt, mbështetjen për Republikën e Serbisë në zgjidhjen e krizës aktuale energjetike.
“Deri më 15 nëntor, siç parashikohet në marrëveshje, Serbia do t’i paguajë firmës private norvegjeze të paktën 1.55 milionë dollarë dhe atë vetëm për një pjesë të punës”, shkruajnë mediat serbe që pretendojnë se e kanë parë dokumentin.
Ndërkaq, thuhet se puna e kësaj kompanie norvegjeze do të ndahet në pesë faza.
“Faza e parë parashikon analizën e gjendjes aktuale në sektorin energjetik të Serbisë. Faza e dytë parashikon përcaktimin e ‘sfidave dhe mundësive për Serbinë në fushën e energjisë në tre vitet e ardhshme’”.
“Faza e tretë i referohet të ashtuquajturit ‘Tranzicioni i sektorit të energjisë dhe vendosja e kushteve për rritje’ kurse faza e katërt ka të bëjë me ‘perspektivat e sektorit energjetik në Serbi deri në vitin 2050′”, shkruan “Nova”.
Vazhdimi i mbështetjes së kësaj kompanie norvegjeze përfshinë fazën e pestë, në marrëveshje me Qeverinë e Serbisë. Sipas vlerësimit të kompanisë “Rystad Energy”, sektori energjetik i Serbisë aktualisht është në një situatë të vështirë dhe dokumenti thuhet të jetë “rreptësisht konfidencial”.
Presidenti Vuçiç foli për energjinë gjatë një fjalimi drejtuar popullit serb të shtunën e kaluar. “Kemi 10 ditë që nuk kemi importuar asnjë megavat energji elektrike, falë miqve tanë norvegjezë që na ndihmojnë shumë”, tha ai.
BE votoi një ditë më parë paketën e tetë të sanksioneve kundër rusisë që përfshin edhe kufizimin e cmimit të naftës ruse të eksportuar nga vendet e treta. Pas miratimit të këtij vendimi, Serbia nuk do të mund të importojë naftë nga Rusia përmes Janaf-it (Gazsjellësit Adriatik).
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Marrëveshje
![](https://i.ytimg.com/vi/zF0QuuoJ0R8/maxresdefault.jpg)