Partia e rithemeluar nga Sali Berisha, zgjodhi 20 anëtarët e rinj të kryesisë teksa pritet të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm të partisë për të plotësuar institucionet e tjera të PD.
Edhe pse kryefjala e foltores ishte hapja e partisë drejt emrave të rinj, e kundërta ndodhi. Në listën e propozuar nga Berisha u shpërblyen ish bashkëpunëtorët dhe besnikët e Berishës përgjatë gjithë muajve të betejës për të rimarrë partinë.
35 deputetë e braktisën procesin e rithemelimit për zgjedhjen e kryesisë, e për këtë Berisha ju kujtoi në fjalimin e tij, udhëheqjen e Bashës dhe kontrastin e madh mes tij dhe ish kryedemokratiti.
Mes 47 emrave që garonin për kryesinë e re të Partisë Demokratike, binin në sy demokratët besnikë, shumë prej të cilëve pavarësisht se kishin bekimin e Berishës, nuk arritën të merrnin votëbesimin e këshillit kombëtar.
Floriana Garo, mbështeti Berishën në çdo degë demokratësh, madje edhe atëherë kur një pjesë e madhe të përkrahësve të sotëm, nuk pajtoheshin me rithemelimin, që vinte nga e shkuara.Megjithëse u propozua nga Berisha, Floriana Garo nuk grumbulloi mjaftueshëm vota për t’u rradhitur mes anëtarëve të kryesisë.
Dikur këshilltar i Berishës, në kohën kur mbante postin e presidentit, e më vonë edhe ministër i arsimit dhe shkencës në kabinet qeveritar, Genc Polli gjithashtu mbeti jashtë kryesisë së sapozgjedhur të Partisë Demokratike.
Arben Imami, një nga themeluesit e Partisë Demokratike në dhjetor të 1990 e më pas edhe nënkryetar partie apo edhe ministër drejtësie, ka pasur ndër vite luhatje të vazhdueshme në raportin e tij me Berishën. Në vitin 1992 duke mos u pajtuar për çështje parimore me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha u larguar nga partia, për t’u rikthyer sërish. Por, pavarësisht raportit të diskutueshëm me Berishën, ky i fundit e propozoi për anëtar kryesie, por nuk arriti të sigurojë votat e këshillit kombëtar.
Deputeti Tritan Shehu si dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia gjithashtu mbetën jashtë listës së sapozgjedhur të kryesisë së Partisë Demokratike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kryesia#PD#TopChannel
Ещё видео!