Keto jane pyetje qe bien ne provimin e patentes. Pegjigjet jane me: Sakte ose Gabim.
Kategoria: A1,A2,B1,B
1. Në prani të sinjalit në figurë lejohet parakalimi, por me kujdes dhe sipas rregullave.
2. Sinjali në figurë paralajmëron një kalim në nivel pa barriera.
3.Sinjali në figurë paralajmëron vende që frekuentohen nga fëmijët, si: shkolla, kopshte, parqe publike etj..
4. Sinjali i shoqëruar me panelin plotësues, si në figurë, tregon se ndalim qarkullimi i mjeteve është në fuqi nga ora 7:30 deri në orën 19:00.
5. Sinjali në figurë lejon qarkullimin e mjeteve me gjatësi deri në 10 metra.
6. Sinjali në figurë është sinjal i drejtimit të detyruar majtas.
7. Sinjali në figurë gjendet në rrugë dytësore, e cila ndërpritet me një rrugë tjetër me përparësi.
8. Vija e bardhë e pandërprerë, që kufizon korsinë e emergjencës me karrexhatën, mund të kapërcehet vetëm në raste të emergjencës.
9. Sinjalistika në figurë tregon vendkalim për çiklistë.
10. Sinjalistika në figurë tregon një karrexhatë me dy sense, me tre korsi për sens, me shigjeta drejtuese.
11. Vija e bardhë tërthore e vazhduar, si në figurë, mund të ndeshet në një kryqëzim të rregulluar me semafor.
12. Fenerët semaforik, të paraqitur në figurë, rregullojnë hyrjet në kalimet e stacioneve të kontrollit në autostrada..
13. Shpejtësia maksimale e lejuar për autokarrot, në rrugë urbane është 50 km/orë.
14. Humbja e kontaktit të gomave me asfaltin e lagur zvogëlon mundësinë e rrëshqitjes së mjetit në rrugë.
15. Sipas sinjalistikës në figurë, lejohet të ndryshohet sensi i lëvizjes.
16. Gjatë drejtimit të mjetit është e nevojshme të përqendrohet vëmendja vetëm tek kufijtë maksimale të shpejtësisë.
17. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti E kalon i pari kryqëzimin.
18. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C i jep përparësi mjetit E.
19. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti H, kalon para mjetit D.
20.Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet kalojnë sipas kësaj radhe: E, R, S, A.
21. Ndalohet parakalimi në kthesat e rrugëve me një korsi për çdo sens lëvizje.
22. Shkak për rrezik gjatë manovrës së parakalimit është shpejtësia e vogël e mjetit që do të parakalojmë.
23. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut sinjalizon një ngarkesë të gjatë që del jashtë mjetit në pjesën e pasme të tij.
24. Në rast aksidenti, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë për të mbrojtur një të plagosur, që nuk mund të lëvizet nga rruga.
25. Abuzimi me alkoolin i shkakton drejtuesit të mjetit shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut.
26. Korsia është pjesë gjatësore e rrugës me gjerësi të përshtatshme për kalimin e një rreshti të vetëm mjetesh.
27. Sinjali në figurë tregon rrugë, korsi ose itinerar të rezervuar vetëm për biçikleta.
28. Sinjali në figurë tregon se dalja për Lushnje është pas distancës 500 metra.
29. Sinjali në figurë tregon drejtim të detyrueshëm për të arritur në Kukës.
30. Sinjali në figurë tregon një pistë për biçikleta pranë një trotuari.
31. Sinjali në figurë tregon se në afërsi ndodhet një shkollë fillore.
32. Sinjali në figurë tregon ndalimin e kalimit për mjetet e paraqitura në sinjal.
33. Paneli plotësues në figurë tregon gjatësinë e një pjese rruge, ku po kryhen punime mirëmbajtje rruge.
34. Paneli plotësues B në figurë tregon numrin maksimal të mjeteve që mund të kalojnë në kthesë.
35. Ndalohet pushimi i mjetit në anë të karrexhatës në raste shiu të fortë.
36. Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot kur ventilimi apo ngrohja e xhamit të përparmë janë në funksion.
37. Një nga kushtet për t’u pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B1 është që personi të ketë mbushur moshën 18 vjeç.
38. Drejtuesi i automjetit duhet të paraqesë, sipas kërkesës së punonjësit të policisë, lejen e qarkullimit të mjetit.
39. Djegia jo e plotë e karburantit në motorët diezel, rrit nivelin e ndotjes atmosferike.
40. Gomat e dëmtuara deri në pjesën e përforcuar me tela përbëjnë rrezik të madh për qarkullimin.
Urime, keni kaluar.
Pikët tuaja: 40
Pikët për kalim: 36
Gjithsej pikë: 40
Ещё видео!