Lajme arkiva 2006
E tillë ka qenë situata përpara fillimit të punimeve të seancës parlamentare të paradrekes. Deputetët e opozitës, punonjësit e gardës janë konfrontuar mes tyre në derën hyrëse të Kuvendit. Shkak për këtë konfrontim është bërë vendimi nëse duhej të lejohej të hynte në parlament nënkryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste Petro Koçi apo jo. Një ditë më parë byroja e kuvendit kishte vendosur që deputeti socialist të përjashtohej për dy javë nga punimet e kuvendit për veprime të dhunshme.
Punonjësit e gardës pretendonin se po zbatonin këtë urdhër i cili u ishte përcjell me një shkresë të posaçme. Nga ana tjetër deputetët socialist pretendonin se Koçi kishte të drejtë të hynte n parlament për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që do të mbahej brenda ambienteve të kuvendit. Pas sqarimit të bërë nga deputeti Dokle është lejuar të hyjë në kuvend ku socialistët kanë zhvilluar mbledhjen e grupit të tyre.
Gjatë mbledhjes deputeti socialist Memushi pati një problem shëndetësor dhe më pas i ndihmua edhe nga disa deputet mjek të mazhorancës u dërgua në spital ku mori ndihmën e shpejtë. Pas konfliktit me gardën disa deputetë të opozitës janë konfliktuar edhe me kameramanët që po gjironin brenda vendit./tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!