Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Automjetit të një ish polici në Lezhë i është vënë flaka gjatë mesnatës së kaluar duke u gdhirë 2 maji 2016 . Ngjarja është regjistruar në fshatin Spiten të Lezhës, ndërsa mjeti tip Benz me targa AA 259 IP në pronësi të Tonin Kolthit ka qenë i parkuara pranë portës së oborrit të shtëpisë së tij.
Ka qenë vetë pronari i mjetit i cili ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka parë automjetin e tijë në flakë.
Menjëherë ai ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka ndërhyrë vetë me mjete rrethanore duke shuar flaket të cilët i kanë rrezikuar edhe banesen. Nga hetimet e para dyshohet se mjeti është djegur me benzinë, pasi poshtë gomes së përparme është gjetur dhe një shishe e cila ka patur benzinë brenda.
Vetë ish polici Tonin Kolthi ka rrëfyer se ka parë tre përsona të cilët janë larguar me shpejtësi në këmbë, ndërsa vetem 50 metra më tutje i priste një automjet i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të Milotit.Kolthi thotë se nuk ka konflikte me ndonjë përson, ndërsa i bën thirrje policisë që të zbardhe ngjarjen.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/zTZse2LktCI/maxresdefault.jpg)