15 marsi do kujtohet gjithmonë si një ditë e zezë për familjarët e viktimave, që la pas shpërthimi i fuqishëm i fabrikës së municioneve në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur.
Kjo e mërkurë shënon 15 vjetorin e asaj tragjedie, e cila tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe ende sot është një nga ngjarjet më të përfolura, ndërsa familjarët vijojnë të enden dyerve të autoriteteve për drejtësi, për jetët e humbura.
Shpërthimi i madh i cili tronditi të gjithë zonën, la të vdekur në vend disa prej viktimave, ndërsa disa të tjerë, u dërguan në spital me djegie të rëndë, të ghymtuar dhe me dëmtime të rënda.
Ende sot, ka njerëz që kanë mbetur pa gjymtyrë apo me pasojë të tjera të rënda, nga ai shpërthim.
Ngjarja zuri faqet e para të gjitha gazetave, pushtoi televizionet kombëtare dhe ato ndërkombëtarec, të cilat e cilësuan si tragjedi të thellë shpërthimin në Gërdec.
15 marsi i 2008-së u shoqërua edhe më reagime të shumta nga policia, kjo pasi në atë kohë, Fatmir Mediu ishte minitër i mbrotjes dhe kishte përgjegjësi për ngjarjen në fjalë.
Mediu do të jepte dorëheqjen pak ditë pas tragjedisë së rëndë, por ai nuk e mori përsipër përgjegjësinë, as për shpërthimin dhe as për ndonjë lidhje korruptive në treëgtinë e armëve dhe në atë kohë u shpreh se dorëheqja nga posti ministror, do të ishte përgjegjësi morale.
Shpëthimi i fabrikës së municioneve u përfol për më shumë se një muaj në të gjitha televizionet, pasi opinion publik ngrinte pyetjen se përse kjo fabrikë duhet të ngrihej në Gërdec, kur fabrika e demontimit të Polican ishte në dispozicion për nnë gjë të tillë.
Shtëpi të shumta, biznese e objekte të tjera qe ndodheshin në zonë, pësan dëme të rënda materiale.Banorët që humbën thuajse gjithcka, por dhe të tjerë që ishin pjesë e zonës, u ngritën në protestë për të kërkuar drrjtësi.
Me protesta të shumta, u shoqërua ajo kohë, ku vec drejtësisë për jetën e viktimave, familjarët kërkuan dhe të drejtën për rimburisim për dëmet materiael.
Në atë kohë, qeveria dëmshpërbleu familajrët që u prekën nga kjo ngjarje, me 1 mijë e 300 dollarë.
Një problem dhe tjetër pasojë e rëndë që la pas shpërthimi, ishte dhe ai i radioaktivitetit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tragjedia#Gërdeci
![](https://i.ytimg.com/vi/zYPbQi8uyVc/maxresdefault.jpg)