Ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha, figura të njohura të Partisë Demokratike e konsiderojnë humbjen në zgjedhjet e 6 Marsit tronditëse.
“Ditë e tmerrshme”.
Për nënkryetaren partisë, Grida Duma, rezultati është zhgënjyes dhe për të duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, përfshi këtu edhe kryetarin e partisë.
Akoma më i ashpër në qëndrimin e tij është nënkryetari tjetër i kësaj force, Agron Gjekmarkaj, i cili thotë se ky rezultat tejkalon çdo parashikim ogurzi.
“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm”.
Partia Demokratike arriti në zgjedhjet e 6 Marsit rezultatin e saj më negativ në gjithë historinë e saj, pasi nga 5 bashki doli forcë e tretë dhe në vetëm një doli forcë e dytë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/z_ftwBdrhtA/maxresdefault.jpg)